
TIRANË- Ervin Salianji shkoi sot për t’u vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në fotot e mëposhtme shihet momenti kur Salianji lë Selinë e PD-së dhe shkon për t’u arrestuar. Së bashku me të në makinë janë edhe dy miqtë e tij, të cilët po e shoqërojnë. Deputeti do të dërgohet në ambientet e vuajtjes së dënimit në Fier, atje ku do të qëndrojë për 1 vit.
Një ditë më parë Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, e cila ka dënuar me një vit burg Salianjin, nën akuzën e “kallëzimit të rremë”. Këtë vendim Salianji e ka cilësuar si dënim politik, dhe të parin në histori, kur një person dënohet me burg për një vepër të tillë penale. /ZËRI