Politikë

I rrethuar nga kolegët, Salianji pi ujë kur merr vesh se u dënua me 1 vit burg

Në fotot e mëposhtme, sapo dëgjon vendimin e gjykatës Salianjji, pi ujë dhe ndërkohë deputeti Gazment Bardhi e quan këtë si një gjyq politik që po bëhet ndaj tij dhe se vendimin do ta ankimojnë.

I.F
I rrethuar nga kolegët, Salianji pi ujë kur merr vesh se u dënua
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ishte i rrethuar nga kolegët e tij në momentin kur Gjykata e Apelit vendosi ta dënojë atë me një vit burg. Në videon e mëposhtme, sapo dëgjon vendimin e gjykatës Salianji, pi ujë. Ndërkohë kolegu i tij, deputeti Gazment Bardhi flet me mediat dhe e cilëson vendimin, politik!

Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB