
TIRANË- Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave ka pranuar këtë të hënë pjesërisht ankimimin e bërë nga dy parti politike, “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”. Konkretisht bëhet fjalë për Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë dhe Partia G99.
NJOFTIMI I KAS:
KAS shqyrtoi edhe ankesën e depozituar nga Partia Aleanca Popullore, me objekt Kundërshtim i vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”. 2. Shfuqizimin e pikës 101, të vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën e Partisë Popullore Kristiandemokrate të Shqipërisë dhe të Partisë Aleanca Popullore, vendosi ndryshimin e pikës 96 dhe 101 të vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 të Komisionerit dhe vendosi sanksionin admministrativ gjobë, në vlerën 60.000 lekë sipas nenit 23/4, pika 1 të ligjit “Për Partitë Politike”. Gjithashtu, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës nr. 03 depozituar nga Partia G99./ZËRI