Politikë

Çfarë roli do të ketë mësuesi mentor në shkolla

Ky mësues sipas ministres do të ketë rol në mbështetjen profesionale të kolegëve të tij, por nuk u bë me dije formula se si këta mentor do të përzgjidhen

E.K
Çfarë roli do të ketë mësuesi mentor në shkolla
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Gjatë një takimi ku u prezantua Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu foli për të rejat e këtij programi kombëtar. Ajo tha se në shkolla do të ketë një rol dhe mësuesi mentor, i cili do t’i dedikohet profesionalizmit dhe fuqizimit të kolegëve të tij.

“Portofol digital për mësuesit ku do të regjistrohen kreditet e trajnimit të mësuesit dhe jo vetëm. Parashikohet dhe role të reja në shkollë, një prej tyre do të jetë mësuesi mentor.

Brenda shkollës do të ketë mësues mentor i cili do i dedikohet tërësisht profesionalizmit të mësuesve dhe fuqizimin e kolegëve të tij.

Synojmë të formohet rrjeti i mentorëve dhe lidershipit të shkollës”, tha ministrja Manastirlu e cila premtoi se ‘rritja e pagave do të vijojë”.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama tha se së shpejti paga mesatare e mësuesve do të jetë 950 euro, ndërsa shtoi se kjo nuk mjafton për Reformimin e sistemit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB