TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot "Rilindja Urbane 2.0" që parashikon që të gjitha bashkitë të furnizohen me autobusë elektrikë.
Gjatë prezantimit të programit, Rama i cili theksoi se do të ndërtohet një kompani e përbashkët me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkitë që të furnizohen me flota të reja autobusësh elektrikë.
Kreu i qeverisë bëri me dije se programi parashikon gjithashtu edhe ndërtimin e parkimeve nëntokësore e mbitokësore nëpër qytete.
“Është e papranueshme që ne të synojmë të ngjitemi më lart si vend turistik dhe të besojmë se mund ta arrijmë këtë vetëm duke mirëmbajtur atë që kemi. Do të krijojmë një kompani të përbashkët me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkitë për t’i furnizuar me autobusë elektrikë të një gjenerate të re, duke nisur nga ato me fluksin më të madh të turistëve. Një tjetër komponent janë parkimet. Nuk mund të mos hyjmë në një fazë të re të ndërtimit të parkimeve në qytete, nëntokësore dhe mbitokësore”, deklaroi kryeministri.