Politikë

Sulmet e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit, distancohet Gaz Bardhi: I del për zot atyre që thotë vetë

Gazment Bardhi ka zgjedhur që para gazetarëve të qëndrojë neutral, duke u shprehur se Meta, i cili ka bërë akuza në drejtim të kreut të SPAK, duhet t'u dalë vetë për zot.

k.m.
Sulmet e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit, distancohet Gaz Bardhi: I del
Gazment Bardhi

TIRANË- Qëndrimet e Ilir Metës nuk janë edhe të Gazment Bardhit. Këtë e ka lënë të kuptohet vetë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. I pyetur për një koment, Bardhi ka zgjedhur që para gazetarëve të qëndrojë neutral, duke u shprehur se Meta, i cili ka bërë akuza në drejtim të kreut të SPAK, duhet t'u dalë vetë për zot. Edhe pse, edhe kryedemokrati Sali Berisha nuk ka qenë më i pakët me sulmet e tij nga dritarja e banesës, atje ku po vuan masën e sigurisë "arrest me burg".

PYETJE: Si i komentoni deklaratat e Ilir Metës?

Bardhi: E dini qëndrimin tim sa i takon zotit Dumani, tani që të bëj komentatorin...as e kam bërë, as kam ndërmend ta bëj. Zoti Meta mban ato qëndrime që mban. Nuk jam komentator, as analist. Mbaj qëndrime mbi ide dhe alternativa. Cilido i del për zot atyre që thotë vetë.

Mirëpo vetë, nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e kthyer edhe njëherë çështjen tek dosja e Xibrakës, tek e cila pretendon se është i përfshirë edhe vëllai i kreut të qeverisë, Olsi Rama. 

Bardhi thekson se deputetët në parlament po bëjnë avokatin e Olsi Ramës. Sipas tij, mazhoranca nuk po respekton institucionet që qëndrojnë mbi palët politike. Edhe njëherë kujtoi se deputetët demokratë kanë bërë kërkesë për mocion me debat, por nuk e kanë marrë nga maxhoranca. 

“Nesër duhet të ishte mocion me debat në parlament. Deputetët po bëjnë avokatinë e Olsi Ramës. Edhe pse kemi kallëzuar Olsi Ramën prej 1 muaji, nuk kemi përgjigje se çfarë bënte vëllai i kryeministrit në një makinë me autorët? Grupi parlamentar i mazhorancës beson se Kuvendi është mbi gjithçka. Janë rrëzuar institucione të rëndësishme për demokracinë,”-u shpreh Bardhi.

Më gjatë u ndal tek mandati i Olta Xhaçkës, duke përmendur 4 deputetë të Partisë Demokratike, mbështetës së Lulzim Bashës. Bardhi i përmendi me emër si persona që nuk po e mbështesin opozitën për të firmosur sërish që çështja e mandatit të ish-ministres të shkojë sërish në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, bëhet fjalë për deputetët: Arbi Agalliu, Oriola  Pampuri, Merita Bakiu dhe Salaudin Jakupllari, që sipas tij janë bërë bashkë mbrojtje të Edi Ramës, me urdhër të Lulzim Bashës.

"Grupi parlamentar i PD dënon qasjen e mazhorancës për të mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Koncepti i ri që ka ngritur mazhoranca se votës se deputetëve apo të Kuvendit të Shqipërisë nuk i imponohet dot një vendim i Gjykatës Kushtetuese, në fakt është rrëzim i parimeve mbi të cilën është ndërtuar bashkëjetesa në vendin tonë. Nëse mazhornaca dhe opozita kanë një konflikt si ai që kishim me përpara viti, kush është institucioni që e zgjedh konfliktin. Kushtetuta e ka përcaktuar se këtë konflikt mes mazhoranës dhe opozitës se ne nuk do të kalojmë në vetëgjyqësi e zgjidh Gjykata Kushtetuese. Nëse ti opozitës duke mos zbatuar vendimet e GJK i heq edhe mundësinë për të marrë drejtësi ne institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta, praktikisht ke rrëzuar shtetin ke rrëzuar çdo mjet demokratik me te cilat opozita dëshiron ti bëjë betejat e veta, Ai vendim e detyronte mazhornacën të ja dorëzonte drejtësisë Olta Xhaçkën. Mbrojtja politike është mesazhi me i gabuar për luftën ndaj pandëshkueshmërisë qe ne te gjithë bashkë kemi rënë dakort që është dmosdoshmëri që Shqipëria të eci përpara. Nuk mund të këtë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi për kundërshtarët e Edi Ramës..."

Në fund, komentoi edhe braktisjen që maxhoranca i ka bërë dy Komisioneve hetimore, atij të Shëndetësisë dhe atij për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Edhe pse socialistët kanë treguar se nuk duan që të marrin pjesë, Bardhi shtoi se opozita është vendosur që t'i shërbejë interesit publik. 

"Nuk përsërisim veten. Nuk do të pranojmë asnjë cënim që rregullorja e Kuvendi i njeh opozitës. Nuk ka pasur dyshime se Edi Rama dëshironte kontroll parlamentar. Të dy kolegët, zonja Vokshi dhe zoti Salianji, në drejtimin e tyre do ta çojnë punën përpara, pavarësisht vështirësive. Të njëjtat sjellje kanë pasur në çdo Komision hetimor. Kanë përgatitur gjithë setin e informacioneve. Nuk jemi për t'i shërbyer Partisë Demokratike, por interesit publik. Ne jemi të vendosur për të qëndruar deri në fund,"-shtoi Bardhi./ZËRI

Poll

MOS HUMB