Politikë

Çështja "Bechetti", Malaj: Përmbaruesi privat ka fondet, por vendimi nuk është ekzekutuar

Ai tha se çështja është ende në zhvillim dhe përmbaruesi privat ka fondet, por vendimi ende nuk është ekzekutuar.

I.F
Çështja "Bechetti", Malaj: Përmbaruesi privat ka
Petrit Malaj

TIRANË- Ministri i Financave Petrit Malaj gjatë seancës plenare foli për gjobën prej 110 milinë eurosh të vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit në Belgjikë për shtetin shqiptar. Ai tha se çështja është ende në zhvillim dhe përmbaruesi privat ka fondet, por vendimi ende nuk është ekzekutuar.

“Buxheti ka një fond rezervë të parashikuar për cështje gjyqësore. Megjithatë kjo është një cështje akoma në zhvillim e sipër. Përmbaruesi privat ka fondet por po pret nga ana tjetër të gjitha pretendimet që kanë palët. E ndër pretenduesit për këto fonde është dhe qeveria shqiptare,”- tha Malaj.

Nërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi inerpelancë javën tjetër me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje.

“Javën e ardhshme në interpelancë edhe kryeministrin për këtë cështje. Media raporton që ish pronari I Agon Channel i mbyllur me ndërhyrje direkte të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, ka arritur të marrë gjobën 120 mln euro. Meqë buxheti parashikon detyrimet që qeveria ka në kuadër të proceseve të arbitrazhit. A mund të na thoni si ndikon ky ekzekutim që raportohet nga mediat që ka ndodhur nga përmbaruesit belg në buxhetin e shtetit,"- tha Bardhi.

Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Beçhetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 110 milionë eurosh në vitin 2020.

Pas këtij vendimi, investitori ka synuar mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku një prej tyre është llogaria e Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, ndërkohë që qeveria thekson se beteja ende nuk ka mbaruar.

Në 26 maj 2021, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u paraqit një tjetër kërkesë e Shqipërisë sa i takon përplasjes me investitorin italian Francesco Beçhetti ku u regjistrua një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë. Por në prill 2023, Beçhetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare.

Zanafilla e përplasjes mes shtetit dhe investitorit nisi në qershor të 2015-ës, kur u bllokuan asetet e Francesco Beçhetti-t. Bllokimi i këtyre aseteve çoi edhe në mbylljen e televizionit Agon Channel, element që u përdor nga Beçheti për të çuar çështjen në Arbitrazh. Ndërsa në shkurt të vitit 2022 Gjykata e Tiranës dënoi me 17 vite burg sipërmarresin italian Francesco Beçhetti. /ZËRI

Poll

MOS HUMB