
TIRANË – Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në A Show ka publikuar të tjera fakte në lidhje me aferën skandaloze të inceneratorëve. Fundo tha se ka dorëzuar në SPAK 120 faqe, teksa u shpreh se aty sqarohet se kush janë pronarët e incenaratorëve, dhe sesi janë shitur aksionet tre herë, pa lejen e qeverisë, duke shëuar një tjetër skandal.
PJESË NGA INTERVISTA E GAZETARIT ELVI FUNDO NË A SHOA:
Fundo: Kam qënë në SPAK të premten rreth 1 orë e pak në një takim me kreun e SPAK Altin Dumani për një çështje dokumentash, të cilat disa janë sekuestruar me një urdhër të prokurorit Dritan Prençi, janë rreth 120 faqe dokumentash që i kanë marrë oficerët e BKH-së, ku disa dokumenta donin disa shpjegime. Mua më kanë mirëpritur dhe shpresoj që SPAK të ecë përpara me çështjen e inceneratorëve.
Intervista e Ahemtaj ishte e vlefshme në disa pika, ka pasur pikë mjaft të rëndësishme, në akuzën ndaj kryetarit të bashkisë, qëndrimet që ka mbajtur ndaj kryeministrit Edi Rama, mesazhin që dha që Mirel Mërtirit ia kanë marrë biznesin, megjithëse marrja e biznesit është një mashtrim. Shpesh është thënë dhe akuzuar Belind Këlliçi dhe unë që kemi nxjerrë dokumentat. Thonë që është Ahmetaj që ka nxjerrë dokumentat.
Këto dokumenta që unë kam nxjerrë këtu janë marrë nxjerrë zyrtarisht nga Dhoma e Tregtisë në Holandë, ku materialet janë bërë publike, ka e-mail, materiale regjistrime dhe ka një dosje që është një mal nga Qëndra Kombëtare e Biznesit dhe pasi e kam marrë këtu zyrtarisht kam bërë verifikimet e mia me ato që janë bërë publike dhe këtu ka ndodhur kërcitja.
Krasta: A mund të më japësh një kornizë se kush është pronari i inceneratorit të Tiranës?
Fundo: Sipas të dhënave zyrtare dhe një dokument që ka dalë dje, inceneratori i Tiranës ka ndryshuar disa herë pronarë dhe kjo është një anë tjetër e shkeljes ligjore që ka ndodhur në Shqipëri.
Këtu ka ardhur fillimisht kompania Polwurth siç ka thënë dhe kryeministri. Ky është dokumenti i parë që na tregon se kemi 3 kompani Polwurth Italia, Energy Recuperator dhe ITC e Klodian Zotos. Ky është dokumenti i parë i themelimit në 2016. Me këtë dokument këta zotërinj kanë marrë kontratën koncesionare 300 milionë euro plus 128 milionë euro që do të investonin, të cilat janë dyfishuar me lekët e dherave.
Pasi e marrin këta njerëz kontratën koncensionare në 31 gusht në 2017, kompania Polwurth ia kthen aksionet Klodia Zotos, ITC. Zhduket Polwurth pas 6 muajsh dhe e merr Klodi. Pastaj ikën dhe Energy Recuperator dhe e merr ITC, pra ikën të dy kompanitë.
Kompania kishte një kush që duhet të kishte 300 milionë euro qarkullim, pra është marrë Polwurth është vënë si emër, është marrë koncesioni dhe pastaj është hequr.
Pastaj në fund na bëhet aksioner Juzepe Cafalione, i cili e blen për 465 mijë euro me lekët me të pritur dhe kaldajisti nga Italia bëhet pronari i një kontrate koncensionare 500 milionë euro, që në fakt me kontratën shtesë të dherave dhe punën spektakolare të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Mjedisit shkon edhe më shumë.
Këto dokumenta janë dorëzuar nga ana ime në SPAK. Kush është shkelja e ligjit. Janë shitur tre herë aksionet dhe duhej të merrej leje në qeveri./ZËRI/