
LUSHNJE- Në prag të 7 marsit, Ditës së Mësuesve, në Lushnje do të hapë dyert shkolla 9-vjeçare "Skënder Libohova". Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit ka përshëndetur një grup nxënësish që po luanin basketboll, teksa theksoi se shkolla është rindërtuar me standardet më të mira bashkëkohore.
“Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore në të gjithë vendin”, thekson Rama.
“E bën e bën, ka emocione”, tha Rama.
Shkolla 9-vjeçare e cila do të hapë dyert nesër ka kapacitete të shtuara, bibliotekë, laboratorë të rinj e terrene sportive moderne dhe siguron kushte për 700 nxënës dhe mësues./ZËRI