Politikë

Drita jeshile për "IBAR", Rama: Thanë se negociatat u bllokuan, por Shqipëria përsëri fitoi!

Rama njoftoi se më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE pritet të vulosë mbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hapjen e fazës përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit, duke e quajtur "një ditë krenarie".

zh.ll

Drita jeshile për "IBAR", Rama: Thanë se negociatat u

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve më të fundit në procesin e integrimit europian. Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Rama shprehet Shqipëria ka hyrë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në European Union.

Rama njoftoi se më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE pritet të vulosë mbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hapjen e fazës përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit, duke e quajtur "një ditë krenarie".

Kreu i qeverisë e ilësoi këtë zhvillim si një fitore për Shqipërinë Europiane, ndërsa hodhi akuza ndaj kundërshtarëve politikë që sipas tij përhapën lajme negative për vendin në arenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES

Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua.

U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje.

Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi

Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton

Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE

Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik

Forca Shqipëria

Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) për Shqipërinë ka marrë dritën jeshile nga vendet e Bashkimit Europian.

Grupi i punës i Këshillit të Bashkimit Europian për zgjerimin, COELA, ka diskutuar draftin e të ashtuquajturit “Qëndrim i Përbashkët i Përkohshëm i BE-së” (EUCP) për Grupin 1 të negociatave me Shqipërinë.

Pas kësaj, IBAR do përfshihet në agjendën e mbledhjes së të premtes të ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së, grupim i njohur si COREPER.

Miratimi i pritshmë në COREPER II i hap rrugë mbajtjes së IGC8 më 26 maj. Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e radhës Ndërqeveritare me Shqipërinë, për të diskutuar rreth mbylljes së kapitujve për integrimin në Bashkimin Europian./ZËRI

 
Poll

MOS HUMB