Politikë

Drejt fitores, kush është kandidati që kryeson me 64 % të votave në Kukës

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk ia del për herë të dytë në pak muaj që të fitojë bashkinë e Kukësit, dikur një bastion historik i të djathtëve.

E.K

Drejt fitores, kush është kandidati që kryeson me 64 % të

KUKËS- Kur janë numëruar 47 nga 74 qendra votimi në Kukës, për zgjedhjet që u mbajtën të dielën, kandidati i PS-së Albert Halilaj kryeson ndjeshëm në raport me Emri Vatën e koalicionit Bashkë Fitojmë. Halilaj numëron 7704 vota, ose rreth 64%, ndërsa Vata 36.4% të votave.

Drejt fitores, kush është kandidati që kryeson me 64 % të

Në zgjedhjet e ditës së djeshme në Kukës u vu re një pjesëmarrje më e ulët e qytetarëve në raport me zgjedhjet e 14 Majit, ku u konfirmua Safet Gjici për një mandat të dytë përballë mjekut Admir Sinamati.

Procesi zgjedhor ishte i qetë, pavarësisht pretendimeve nga ana e opozitës për përfshirjen në fushatë dhe më pas në ditën e zgjedhjeve të administratës dhe drejtuesve të institucioneve të ndryshme.

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës u mbajtën pas arrestimit të Safet Gjicit nën akuzën e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës.

Safet Gjici, i cili arriti të fitonte zgjedhjet e 14 Majit, me një diferencë 2 mijë votash në raport me Admir Sinamatin, u vu në prangat e policisë në 24 Qershor, rreth një javë nga publikimi i një videoje erotike, ku ai kryente marrëdhënie seksuale brenda në ambientet e zyrës së tij.

Prej asaj kohe ai ndodhet pas hekurave nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, pasi i kishte premtuar Alma Kaçit fitimin e një tenderi për rehabilitimin e qenve, në këmbim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të. /Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB