Politikë

Do unifikohet grupi i PD? Salianji: Duhen mbajtur marrëdhënie të mira me SHBA-në

Sipas Salianjit unifikimi po ndodh dhe grupi tashmë është i fokusuar te beteja me qeverinë, jo me njëri-tjetrin.

f.t
Do unifikohet grupi i PD? Salianji: Duhen mbajtur marrëdhënie të
Ervin Salianji

TIRANË- Ervin Salianji është shprehur se pas një aksioni të gjatë, grupi i Partisë Demokratike po unifikohet, por me dy ‘kushte’. I ftuar në në “Breaking” në Top News, Salianji tha se demokratët duhet të mbajnë marrëdhënie të mira me SHBA dhe ndërkombëtarët e tjerë, si dhe duhet të mbështesin  punën e SPAK.

Sipas Salianjit unifikimi po ndodh dhe grupi tashmë është i fokusuar te beteja me qeverinë, jo me njëri-tjetrin.

Ervin Salianji:  Është e rëndësishëm që deputetët të identifikohen jo nga liderët e tyre, unë jam përfaqësues i qytetarëve, jam i zgjedhur me votat e opozitareve dhe jam përfaqësuesi i tyre. Partitë nuk mund të jenë pronë e një individi se janë pasuri kombëtare në shërbim të interesit publik. Nuk ka asnjë diskutim që PD është makineri e rëndësishme elektorale. Individët e PD është e rëndësishme mos kenë background korruptiv, të mos kenë abuzuar me pushtetin kur kanë pasur pushtet. Ka të bëjë me individët mbledhja e votës. Për shkak të mos paraqitjes apo një defekti, lëshimi të vullnetshëm, qarku i Korçës për një vit e pak  nga zgjedhjet e kaluara, në 14 maj diferenca ishte 16 mijë vota, Pogradec 12 mijë vota e kështu me radhë. Ka shumë rëndësi përfaqësuesi i partisë. Ky nuk është proces i lehtë. Kemi qenë me përplasje të mëdha, me diferenca të mëdha, Tanimë jemi në logjikën jemi ripozicionuiar. Nga një grup parlamentar që ishim në hesap të vet, grupi është i fokusuar te beteja me qeverinë, jo me njëri tjetrin. Procesi i bashkimit, po ndodh. Ne do bashkohemi në diversitet, për mua është e domosdoshme, të mbajmë marrëdhënie të mira me SHBA dhe partnerë të tjerë, duhet mbështetur SPAK për të gjithë luftën dhe përpjekjen për të qenë të pavarur dhe të paanshëm.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB