Politikë

DIREKT kundërpërgjigjia! Bardhi-Bashës: Na bëri të vdekur se nuk mendojmë si ai

Bardhi thekson se se sot Basha shpalli të vdekur 60 mijë anëtarë të partisë. 

k.m.
DIREKT kundërpërgjigjia! Bardhi-Bashës: Na bëri të
Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Një përplasje në distancë ka ndodhur sot mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit. Basha në një konferencë me gazetarët ditën e sotme, pas 4 muajsh ka treguar dhe arsyen pse ka munguar në Kuvend. Basha thotë se refuzon të jetë pjesë e politikës që ai e konsideron “telenovelë 2-vjeçare”.

"Këto 4 muaj kanë shërbyer që PD të rindërtojë themelet, organizimin e saj, kontaktet me qytetarët e grupet e interesit dhe nisjen e procesit të ofertës tonë elektorale për procesin e ardhshëm zgjedhor parlamentar dhe iniciativat politike. Unë kam qenë në aktivitet të plotë, por nuk isha pjesë e telenovelës ku kush bërtet e tallet më shumë për të krijuar mjegull për t’u fshehur pas saj. Ka 2 vjet që Edi Rama sheh telenovelë falas,"-u shprej Basha.

Pas deklaratës së tij një kundërpërgjigje erdhi nga Bardhi, i cili thekson se Basha e la për 12 vjet Partinë Demokratike në opozitë dhe se sot shpalli të vdekur 60 mijë anëtarë të partisë. 

REAGIMI I PLOTË:

Të të bëjë manual sesi bëhet opozita përgjegjësi kyç që e la partinë 12 vjet në opozitë, që shpalli sot të vdekur 60 mijë anëtarë të partisë vetëm se shprehin kundërshtim për të kaluar nga dështimi në dështim, deputeti opozitar që ka nga 21 Mars 2022 që nuk vjen në Kuvend, që s’ka bërë asnjë kallëzim në prokurori kundër Qeverisë dhe asnjë denoncim ndaj Qeverisë, që ka 5 muaj që vjen vërdall si memec pa thënë asgjë mbi realitetin politik, edhe pse vendi po rrëshket në autoritarizëm, është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësish.

Koha e zgjimit të opozitës me telekomandim ka marrë fund prej kohësh. Opozita është në betejë me regjimin e Edi Ramës dhe beteja është e vetmja formë e përballjes me një regjim. Leksionet boshe mbi opozitën kemi 12 vjet që i dëgjojmë dhe realiteti kur zgjohesh nga ëndrra e gjumit të thellë është që Rama vazhdon të jetë Kryeministër! Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe kjo mund të arrihet vetëm duke qenë më së pari të vërtetë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB