Politikë

Dha dorëheqjen, Braimllari: Nuk jam unë problemi në PL! ASNJË KOMENT për raportin Metën

Braimllari tha se nuk është ai problemi në Partinë e Lirisë, ndërsa nuk preferoi që të komentojë raportin me Metën apo deklaratat e tij të fundit, ku flet për një tradhëtar brenda kupolës drejtuese të PL-së.

E.K
Dha dorëheqjen, Braimllari: Nuk jam unë problemi në PL!
Ilir Meta dhe Endrit Braimllari

TIRANË- Ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka folur për herë të parë pas dorëheqjes. Sipas tij, ai nuk është larguar nga partia, por ka bërë disa hapa pas, që siç thotë ai për ti lënë mundësi Ilir Metës në cilësinë e kryetarit që të vërë në zbatim planin e tij, të riorganizimit të partisë. Braimllari tha se nuk është ai problemi në Partinë e Lirisë, ndërsa nuk preferoi që të komentojë raportin me Metën apo deklaratat e tij të fundit, ku flet për një tradhëtar brenda kupolës drejtuese të PL-së. Deklaratën e bëri i ftuar në “Real Story”.

Endrit Brahimllari: Në letrën time drejtuar komitetit drejtues kombëtar ka qenë shteruese. Ka qenë një dorëheqje e mirëmenduar për shkak të situatës të brendshme në parti. Kam 12 vite angazhim në strukturat e LSI dhe PL tanimë dhe në këto vite jam udhëhequr gjithmonë nga dinjiteti dhe karakteri për të qenë një zë në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe dhe kam qenë një njeri që jam marrë me punë, jam marrë me organizimin e strukturave, kam qenë kryetar i forumit rinor për një kohë të gjatë, 3 herë anëtar i këshillit bashkiak, një herë deputet dhe në çdo situatë kam mbrojtur interesin e qytetarëve. Sigurisht që ka këndvështrime të ndryshme se si organizohet partia, por s’mund ta pranoj mënyrën që një nënkryetar i partisë që mund të ketë kaq vite kontribut të rrijë nënkryetar aty. Kam bërë disa hapa pas për të krijuar mundësinë e unitetit dhe bashkimit të njerëzve dhe për t’i krijuar mundësinë kryetarit të partisë për të vënë në zbatim planin e tij. Konventa kombëtare me 27 prill, ku besoj se do të propozojë planin e tij. Mendoj dhe hyj tek një brez i ri politikanësh. Jam rritur brenda strukturave të LSI. E konsideroj një familje LSI. Nuk është largim nga LSI, por kam bërë hapa pas për t’u lënë të kuptoj gjithsecili se nuk është problemi Endriti. Për mua LSI është frymë.  Nuk jam unë problemi brenda strukturave. Nëse kërkohet suksesi në zgjedhjet e ardhshme duhet një bashkëpunim sa më i gjerë. Në komunikimin e tij publik, ai ndihet i zhgënjyer nga njerëzit që ka promovuar gjatë këtyre viteve, siç thotë ai. Unë di se çfarë po ndodh me mua brenda kësaj strukture. Kam qenë i thirrur nga SPAK për një çështje që nuk ka lidhje me Metën, dhe do të shkoj sa herë të më thërrasin. Në interesat e tij, jo sepse unë kam shkuar për një çështje të Monikës. Nuk e besoj se Monika, në gjykimin tim, është një ndër personazhet që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin ndër vite në parti.

Që prej ditës së djeshme, Meta flet për një tradhëtar në selinë e Partisë së Lirisë, por nuk ka zgjedhur në asnjë moment që të japë një emër. Por lëvizja e parë që po bëhet nga PL-ja është largimi i Brahimllarit. Dyshime ka edhe për largimin e Kryemadhit nga Partia, pasi ka premtuar se do "zhdukë" nepotizimin, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete./ZËRI

Poll

MOS HUMB