Politikë

Denoncimi në Finiq, kërkohet ndërhyrja e Policisë, Ina Zhupa: Fletët e votimit po dalin jashtë!

Në rrjetet e saj sociale, Ina Zhupa ka denoncuar një situatë të rëndë në fshatin Dhivër, QV 4695, Bashkia Finiq.

k.m.
Denoncimi në Finiq, kërkohet ndërhyrja e Policisë, Ina
Denoncimi

SARANDË- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Sarandën, Ina Zhupa ka bërë një denoncim. Në rrjetet e saj sociale, Ina Zhupa ka denoncuar një situatë të rëndë në fshatin Dhivër, QV 4695, Bashkia Finiq. Duke e shoqëruar denoncimin e saj me foto, Zhupa pretendon Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS, Vasil Llajo, ka nxjerrë fletën e votimit jashtë dhe po udhëzon votuesit.

Postimi e Zhupës:

Fshati Dhivër, QV 4695, Bashkia Finiq! PD kërkon menjëherë bllokimin e qendrës! Njoftojmë policinë dhe KZAZ për marrjen e vendimeve përkatëse sipas ligjit. Informacioni që na vjen është se Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS Vasil Llajo, ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit. Të gjithë do përballen me ligjin. Larg duart nga vota e qytetarëve, do ikni me turp. Patronazhistet në aksion! Me lista me numër id dhe të dhëna personale të marra në shkelje të ligjit, qëndrojnë pranë qëndrës së votimit 4664, përkatësisht SOS BAR në Sarandë, për të intimiduar dhe monituar zgjedhësit. Ta dinë patronazhistet se janë të monituara dhe do e marrin përgjigjen e merituar.

Poll

MOS HUMB