Politikë

Denoncimi i Këlliçit: Një kopësht në Tiranë u tenderua 3 herë dhe kopësht nuk ka

Këlliçi tha se tenderi i 2021 është bërë 260 mijë euro, tenderi i 2023 është bërë 530 mijë euro, dhe kopshti nuk ekziston.

f.t
Denoncimi i Këlliçit: Një kopësht në Tiranë u
Belind Këlliçi

TIRANË- Ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë Belind Këlliçi, ka deklaruar se kopshti nr.50 në Tiranë është tenderuar 3 herë, në vitin 2019, 2021 dhe 2023 dhe kopshti nuk ekzsiton. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Këlliçi tha se tenderi i 2021 është bërë 260 mijë euro, tenderi i 2023 është bërë 530 mijë euro, dhe kopshti nuk ekziston.

“Sot kam denoncuar Durim Mustafën, drejtor drejtorie në UKT, që ka bërë punime 630 mijë euro te hoteli në Dhërmi, dhe në Bashkinë e Matit, ka marrë një tender 3.1 mln euro, që e firmos Kryebashkiaku Agron Malaj, vëllai i ortakut të hotelit të Dhërmiut”, tha Këlliçi.

Këlliçi tha se kryebashkiaku i Bulqizës shkoi në burg për shuma më të vogla, ndërsa në rastin e ‘5D’ Erion Veliaj është po aq përgjegjës sa ato kryebashkiakët që kanë shkuar në burg. Ndër të tjera ai u shpreh se këta drejtorët e Erion Veliajt mburreshin në fushatë se kishin hedhur 1 apo 2 mln euro për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve.

Sipas tij është e paimagjinueshme të mendojmë që personi që merr raporte ditore për like, comment-e apo reagime në rrjetet sociale dhe mos dijë se çfarë ndodh me miliona euro nga buxheti i Bashkisë është e paimagjinueshme. 

Poll

MOS HUMB