Politikë

'Reforma Zgjedhore'/ OSBE/ODIHR: Mezi presim të angazhohemi, fokus votat e emigrantëve

OSBE/ODIHR është vetëofruar për ndihmë.

k.m.
'Reforma Zgjedhore'/ OSBE/ODIHR: Mezi presim të angazhohemi,
Foto ilustruese

TIRANË- Prezenca në Shqipëri e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka komentuar debatin publik që po bëhet nga palët politike lidhur me Reformën Zgjedhore, vetëm disa ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Me anë të një postimi në rrjetin social "X", OSBE/ODIHR është vetëofruar për ndihmë. Ndër të tjera në postimin e tyre, janë shprehur të lumtur që çështja është kthyer në diskutim publik mes palëve, ndërsa shtojnë se në fokus kanë mundësimin e votimit të emigrantëve.

"Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. OSCE qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit. Mezi presim të angazhohemi, menjëherë, me të gjithë aktorët, për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme,"-shkruhet në reagimin e tyre.

Poll

MOS HUMB