Politikë

Dosja 'Partizani'/ Sali Berisha do merret në pyetje nesër në GJKKO

Ish-kryeministri akuzohet për 'Korrupsion pasiv". 

E.K
Dosja 'Partizani'/ Sali Berisha do merret në pyetje nesër
Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet ditën e nesërme datë 24 tetor në orën 14:00 në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku do të merret në pyetje në lidhje me dosjen "Partizani", që çoi në burg dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. 

Berishës i është caktuar masa e sigurisë "Detyrim paraqitjeje", ndërkohë në seancën e nesërme pritet që lideri i opozitës të japë sqarime për akuzat ndaj tij. Ish-kryeministri akuzohet për 'Korrupsion pasiv". 

NJOFTIMI I GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne datën 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancën gjyqësore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale.

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë Kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”.

Këtë të hënë ai ka dalë para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Avokatët kërkuan që seanca të shtyhet për nesër për kjo u hodh poshtë nga togat e zeza. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.

Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai

 

Poll

MOS HUMB