
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur hapur për jetën e tre fëmijëve të saj dhe për jetën e tyre në Shqipëri. Në një intervistë në emisionin "Quo Vadis", Kryemadhi zbuloi se të tre fëmijët e saj kanë ngritur një biznes "start up" në Shqipëri, që synon të institucionalizojë një platformë dixhitale për pronat. Në këtë projekt, sipas asaj që sqaroi Kryemadhi, përdoruesit mund të shohin të gjithë historikun ligjor të pasurive. Por përveç punës që kanë zgjedhur që të bëjnë në Shqipëri, deputetja u ndal edhe të vështirësitë që po hasin.
Pjesë nga biseda:
Kryemadhi: Fëmijët janë kthyer. Punojnë këtu.
Borakaj: Jetojnë me ty?
Kryemadhi: Jetojnë me mua. Kanë hapur një biznes të tyrin. Është shumë e vështirë sepse njerëzit këtu janë shumë diskriminues për shkak se janë fëmijët e Monikës dhe Ilir Metës.
Borakaj: Çfarë biznesi kanë?
Kryemadhi: Ata ndërtuan një start-up sa i përket Real Estate, për të institucionalizuar një faqe të vendosjes së gjithë pronave në site, ku duhet të shikosh gjithë historinë e pronave. Është në 15 gjuhë të botës dhe mund të shërbejë edhe për marketing, jo vetëm në rajon, por edhe në vende të tjera. Më pas ndodhën edhe këto ngjarjet familjare, dy 25-vjeçarë me babanë në burg, prindërit të divorcuar, një shtëpi të sekuestruar, një gjyshe që është prapë nën hetim. Pra, një familje që emocionalisht nuk e përballon dot. Çdo gjë që hapet dhe regjistrohet në emrin e tyre, mediat nxjerrin pastrim parash.
Borakaj: Kush i ngjan më shumë Monikës?
Kryemadhi: Era. Bora është si Iliri, racionale dhe shumë e përgjegjshme.
Borakaj: Kë shikon në politikë nga të tre?
Kryemadhi: Besarin. Edhe pse ka qenë më i tërhequri, Besari bën analizën e gjërave në mënyrë shumë të ftohtë./ZËRI