Politikë

Berisha: Tirana dhe Beogradi bashkëpunojnë kundër protestës, në tubime mund të ketë agjentë serbë

Sipas Berishës, ekziston një bashkëpunim mes Tiranës dhe Beogradit me qëllim shpërbërjen e protestës, e cila sot shënon ditën e saj të 19-të.

m.k
Berisha: Tirana dhe Beogradi bashkëpunojnë kundër protestës,
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot para mediave se në protestën që po zhvillohet prej 31 majit mund të ketë edhe agjentë serbë. Sipas Berishës, ekziston një bashkëpunim mes Tiranës dhe Beogradit me qëllim shpërbërjen e protestës, e cila sot shënon ditën e saj të 19-të.

“Qytetari digjital më ka thënë se ka agjentë serbë në protestë. Kjo sepse ka një bashkëpunim mes Tiranës dhe Beogradit. Këto po marrin ekspertë serbë të protestave të zgjatura dhe është një akt antishqiptar. Serbët nuk janë prapa diellit. Janë të kontraktuar, i paguan Vlora dhe këto. Vlora Çitaku është agjente e kombinuar mes Ramës e Vuçiçit”, deklaroi Berisha.

Gjatë konferencës, kreu i PD-së u ndal edhe te çështja e Zvërnecit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me projektet në zonat e mbrojtura.

“Parlamenti Europian ka shprehur shqetësim të vazhdueshëm për ndërtimet në zonat e mbrojtura. Edi Rama ka shkelur ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Tek Zvërneci, Rama ka shkelur disa ligje. Duhet bërë një vlerësim rigoroz i mjedisit. Ligji kërkon që të këshillohesh me shoqërinë civile dhe me komunitetin. Ka një konventë që kërkon konsultim me qytetarët. E patë ju konsultimin, me zvarritje. PD nuk ka qenë kurrë kundër investimeve të huaja. Por Rama ka shkelur ligje kombëtare dhe ndërkombëtare. Përpos kësaj, është problemi i pronësisë. Aty janë ‘duart e zeza’ të Edi Ramës. Parlamenti duhet të anulonte ligjin e vitit 2024 për ndërtimin në zona të mbrojtura. Flamingot do t’i shkatërrojë aeroporti”, u shpreh Berisha.

Poll

MOS HUMB