Politikë

Berisha theu urdhrin e GJKKO, Balla: E papranueshme! Policia do çojë në SPAK shkeljet

Taulant Balla sqaroi se Policia e Shtetit evidenton shkeljet dhe i adreson pranë Prokurorisë së Posaçme. 

k.m.
Berisha theu urdhrin e GJKKO, Balla: E papranueshme! Policia do çojë
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla e quajti të papranueshme shkeljen e vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga kryedemokrati, Sali Berisha. Në konferencën e tij për mediat, Balla tha se i takon institucioneve të tjera të gjykojnë thyerjen e urdhërit nga Berisha, megjithatë sqaroi se Policia e Shtetit evidenton shkeljet dhe i adreson pranë Prokurorisë së Posaçme. 

Në ditën e 4, arresti në shtëpi për Sali Berishën është thyer duke komunikuar nga dritarja, a ka pasur kontroll nga Policia në banesë?

Balla: Unë nuk dua që kësaj çështje ti jap çdo lloj perceptimi politik, për ne të gjitha rastet, janë raste që personat i kanë me drejtësinë. Pavarësisht se personi që ju flisni është një kallëzim i bërë në cilësinë e deputetit. E kam ndjekur atë çështje prej shumë vitesh që kur gatuhej ajo formë privatizimi dhe më pas të gjitha veprat penale që janë pasuar. Por nuk dua të hyj në asnjë lloj komenti sa i përket kësaj. Sot në Shqipëri përballen dy botë, PS dhe grupi i saj parlamentar që nuk bën asnjëherë asnjë koment për asnjë akuzë që ngrihet ndaj njërit prej nesh. Dhe ndërkohë keni këtë rastin tjetër, lexoni çdo ditë vendimet që bëhen publike dhe besoj se e kuptoni qartë se bëhet fjalë për korrupsion të pastër. Kodi i procedurës thotë qartë se ke të gjitha ndalimet që ke gjatë arrestit me burg. Ky është kodi, nuk e kam shkruar unë dhe as zotëria. Por e kemi votuar të dy, është ndarja e dy botëve. Nuk kam pasur asnjë kontakt me Policinë, në mënyrë që shtetasi në fjalë të trajtohet si çdo shtetas tjetër në këtë vend. Natyrshëm që Policia referon tek Prokurorët të gjitha konstatimet që bëjnë. Është e papranueshme por megjithatë i takon institucioneve të tjera që të bëjnë komente për këtë. Një funksionar publik përdor firmën, pozicionin e tij, përdor edhe funksionarët e tij brenda ndërtesës, për përfitime të paligjshme, apo për lehtësim procedurash, se këta thotë lehtësim procedure, por edhe ajo është “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm” është ajo është vepër penale, por këtu është korrupsion sepse në fund të fundit janë krijuar miliona pasuri./ZËRI

Poll

MOS HUMB