
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e tregut të ish-uzinës “Dinamo” në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se programi i Partisë Demokratike synon të ndryshojë jetën e shqiptarëve. Kryedemokrati u shpreh se shtëpia do të pastrohet dhe gjithçka do ti rikthehet qytetarëve.
“E vërteta është se 11 maji për çdo patriot shqiptar është një ditë, as për Sali Berishën, as për partitë, por për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ju siguroj se asnjë socialist i ndershëm që do të votojë në 11 maj, për Partinë Demokratike nuk do të jetë i zhgënjyer.
Cilido që e studion këtë program, ky program synon një ndryshim madhor në jetën e shqiptarëve pa dallim.
Pensionistëve, biznesi i vogël, të rinjve, rrogëtarëve, biznesmenëve të tjerë.
Çfarë duhet të bëjmë ne. Duhet që kthetrat e një shteti mafioz që nuk ka as lidh e as moral, në asgjë. Me mendësinë e një shteti diktatorial.
Në 8 vite kemi patur vetëm një konflikt në Farkë, çfarë bëmë. I them ministrit se, njerëzve u kemi thënë se, nuk bëjmë urbanizim pa legalizim. Prandaj merr plotësoni legalizimet, ti paguajmë dhe pasi morën paratë nuk bënë asnjë kundërshtim. Mbetën të kënaqur.
Shteti që hy në konflikt me qytetarët kur ata kanë të drejtë, është zuzar.
Në rast se ato rezultojnë të dëmtuara, absolutisht mbi kushte tregu centimetër për centimetër do shpërblehen”, tha Berisha./ZËRI