
GREQI- Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është përballur me disa qytetarë që i kanë kërkuar llogari për vizitat që ka bërë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Videoja është postuar nga kryedemokrati Sali Berisha, ku qytetarët dëgjohen ta vënë me ‘shpatulla pas muri’ kryebashkiakun Hajdari. Kjo situatë ka ndodhur në Greqi, aty ku Hajdari kazhvilluar një vizitë dhe takim me një grup të Diasporës.
Postimi i Berishës: Ja si e gozhdojnë emigrantët narkokryetarin delinkuent të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Përshëndetjet më të përzemërta bashkatdhëtarit për ndërhyrjen e tij të guximshme! Ndiqeni sipas dëshirës!