TIRANË- Pas mbledhjes me deputetët e Berishës, Bardhi deklaroi se opozita është në protestë. Bardhi tha se do të vijojnë kaosin në Kuvend, ndonëse ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie.
Gjithashtu ndër të tjera Bardhi tha se gjatë mbledhjes u diskutua edhe për bashkimin e PD-së.
“Patjetër që opozita është në protestë dhe do ta vijojë. Kjo do të ndodhë dhe të hënën. Seanca e të hënës është: vjen kryetarja ju përshëndes dhe vit të mbarë. Kaq është thelbi i seancës. Nëse ka çështje të tjera sigurisht që ne do të diskutojmë. Në mbledhje është diskutuar çështja e bashkimit të PD-së dhe opozitës. Secili koleg ka dhënë mendimin e tij se si është mënyra më e mirë për të forcuar PD",- tha Bardhi.