Politikë

Berisha i bindur: Kemi epërsi të madhe ndaj kundërshtarit!

Kryedemokrati shtoi se programi ka “pushtuar” zemrat e shqiptarëve, pasi qëllimi kryesor është të krijojë mundësi të reja.

I.F
Berisha i bindur: Kemi epërsi të madhe ndaj kundërshtarit!
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me degën numër 4 në Tiranë u shpreh i bindur se PD është në epërsi të madhe ndaj kundërshtarit të tyre, Partisë Socialiste. Berisha tha se PD ka një mbështetje të madhe, si kurrë më parë. Kryedemokrati shtoi se programi ka “pushtuar” zemrat e shqiptarëve, pasi qëllimi kryesor është të krijojë mundësi të reja.

"Ne kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë, kemi një mbështetje të fuqishme, entuziazëm të pa parë më parë, një program i cili në të vërtetë çdo orë e ditë, po pushton mendjen dhe zemrat e qindra shqiptarëve. Ky program, ka si qëllim kryesor një mundësi të re për çdo shqiptarë, nga fëmijët për një shkollë më të mirë, te pensionistët për një jetë më të mirë. Tek të rinjtë për shanse shkollimi dhe punësimi reale, te bizneset për shanse suksesi, tek punonjësit për vlerësim dhe respekt të punës së tyre. Ka para së gjithash rikthimin e parave te qytetarët. Ne në 100 ditët e para, do të realizojmë atë ndryshim të cilin nuk e ka menduar asnjë njeri këtu, do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionit, çdo qytetar në ndihmë ekonomike, të papunë, jetim, student me bursë", tha Berisha./ZËRI

Poll

MOS HUMB