
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në takimin që ka pasur me kryebashkiakët e vendit, me fokus përshpejtimin e procesit të legalizimit të banesave, ka pasur disa replika me Pjerin Ndreun e Lezhës.
DEBATI:
Rama: Elton (Arbana) ti ishe kampioni i rindërtimit, duhet të bëhesh kampioni i legalizimeve, i thoja merr shembull për rindërtimin shembullin tënd, se s’do rrijë duke të lavdëru ty policia. Po të mos ishe polic s’do të ishe dot kryetar bashkie.
Pjerin Ndreu: Po bëj pak policin.
Rama: Ai merak do të dalë me shpirtin.
Ndreu: E kam për nder
Rama: Fitore e madhe për Shëngjinin.
Ndreu: Kur doni me sha njeri thoni bën si polic, kur do me bo policin s’na lini
Rama: Pse përhap lajme të rreme, po këtë shaka e bëre si polic.
Pjerin Ndreu: Nuk janë reflektuar disa nga ato që ne kemi diskutuar në Këshill, disa gjëra duhet të ishin më të përcaktuara. Mund të bëjmë më mirë, mund t’i dedikojmë detyrat më saktë, të bëjmë disa predispozita detyruese. Si ta vendosim, sa duhet të jetë numri i njerëzve.
Rama: Nuk je shumë i qartë këtu, u ngrite se të doli emrin, por nuk je i përgatitur! Këto janë të gjitha të sqaruara. Këtë proces do ta udhëheqë bashkia, jo Kadastra. Do të vendosë dosjet prioritare, Kadastra duhet t’i marrë dhe të bëjë regjistrimin. Çfarë nuk shkon sipas jush, do të duhet të referohet te ministri.
Pjerin Ndreu: S’po bëjmë debat
Rama: Me këtë konkluzion të Policisë, ju falenderoj të gjithëve dhe punë të mbarë.