Politikë

Begaj i kërkoi Gjykatës Kushtetuese skemën e ripërtëritjes së mandateve, Bardhi: Je ushtar i Ramës

Bardhi e quajti presidentin një ushtar të kryeministrit Edi Rama që po tenton të cënojë pavarësinë e Gjykatës.

I.F
Begaj i kërkoi Gjykatës Kushtetuese skemën e
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Republikës Bajram Begaj, ku kërkoi ndaj Gjykatës Kushtetuese të sqarohej si do të bëhej përtëritja mandateve. Bardhi e quajti presidentin një ushtar të kryeministrit Edi Rama që po tenton të cënojë pavarësinë e Gjykatës.

“Akti i pashëmbullt i Bajram Begajt, në emër dhe për llogari të Edi Ramës, për të kapur 100 % Gjykatën Kushtetuese, është jo vetëm i dënueshëm, por edhe i papranueshëm. Kushtetuta qartësisht i ka dhënë gjyqtarëve në detyrë një mandat të plotë 9 vjeçarë, që nuk mund të cenohet në asnjë rrethanë pas fillimit të detyrës. Cënimi i mandateve nënkupton cenimin e vetë pavarësisë së Gjykatës dhe parimeve themelore të shtetit të së drejtës.

Me aktin e sotëm Bajram Begaj nuk ka surprizuar askënd për rolin e tij si ushtar i bindur i Edi Ramës, por guximi i tij për të shkuar deri tek hedhja në erë e Kushtetutës vetëm që Edi Rama ta rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese 100 %, është përtej pritshmërisë së shërbimeve edhe nga ushtari me gradën më të ulët. Duke dënuar me forcë aktin e sotëm të Bajram Begajt, apeloj që kjo lojë që rrezikon legjitimitetin  e vetë Gjykatës Kushtetuese, të ndalet menjëherë”, tha Bardhi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB