Politikë

'Vendosëm bast për spitalin e Fierit'/ Rama 'korrigjon' Erdogan: Ne s'kemi vënë gjë, por ju mbajtët premtimin për shqiptarët

Fjalën i pari e mori kreu i shtetit turk, i cili nënvizoi se bashkëpunimi i Turqisë dhe Shqipërisë është shumëdimensional. Ai gjithashtu foli për spitalin rajonal në Fier, për bastin që do të ndërtohej brenda 2 muajve dhe që u bë realitet.

a.l
'Vendosëm bast për spitalin e Fierit'/ Rama
Edi Rama dhe Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Pas takimit, kryeministri Rama dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp. Fjalën i pari e mori kreu i shtetit turk, i cili nënvizoi se bashkëpunimi i Turqisë dhe Shqipërisë është shumëdimensional. Ai gjithashtu foli për spitalin rajonal në Fier, për bastin që do të ndërtohej brenda 2 muajve dhe që u bë realitet.

“Jam shumë i kënaqur që pres kryemisnitrin Edi Rama në Ankara. Ju uroj mirëseardhjen edhe një herë. Bashkëpunimi ynë shumë dimensional vazhdon të zhvillohet. Me marrëveshjet që nënshkruam, përforuam bazën juridike. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliard dollarë dhe objektivi është të shkojë në 2 miliardë dollarë. Në janar 2021 dhamë lajmin që do ndërtonim një spital në Shqipëri. Vendosëm bast me zotin Rama. Ne e mbajtëm fjalën dhe e ndërtua për 2 muaj. Do ta menaxhojmë bashkë këtë spital. Edhe ketej e tutje do te jemi pranë popullit shqiptar”, theksoi Erdogan.

Mirëpo, kreu i qeverisë në nisje të fjalimit të tij, ndjeu nevojën të sqaronte se në deklaratën e bërë para 3 vitesh në një takim zyrtar me Erdogan, thotë se nuk ka vënë asnjë bast për spitalin e Fierit, por Turqia e mbajti fjalën për shqiptarët. 

"Mund të bëj një sqarim që ne nuk kemi vënë bast për spitalin sepse bastet në Turqi janë të ndaluara me ligj ndërsa në Shqipëri lejohen vetëm online. Unë e mbaj mend mirë që ju kam thënë që bast nuk vë dot por ju e keni bastin me shqiptarët që fjalën tuaj e dinë 'u tha u bë' dhe ai spital ishte investimi i parë publik në botë me 3 milionë supervizor. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët", tha Rama. 

 

Poll

MOS HUMB