Politikë

E quajti kriminel, Balla i përgjigjet Berishës: Ike Mere Fizi, ike! (Debati i plotë)

Balla iu kërkoi deputetëve të opozitës që të mos përdoren për fatet personale të Sali Berishës

E.K
E quajti kriminel, Balla i përgjigjet Berishës: Ike Mere Fizi, ike!
Berisha dhe Balla ne Kuvend

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka quajtur një vepër të rëndë penale ndezjen e tymuesve nga deputetët në sallën e Kuvendit. Në fjalën e tij, Balla tha se deputetët e opozitës janë duke u keqpërdorur nga Sali Berisha, dhe kanë harruar funksionet për të cilat janë zgjedhur nga ana e qytetarëve.

Ndërkohë që paralelisht me Ballën, Berisha mbajti fjalën e tij në Kuvend, e transmetuar në rrjetet sociale, ku akuzoi ministrin e brendshëm se është i lidhur me bandat.

Megjithatë edhe Balla iu përgjigj nga vendi por për shkak se transmetimi në faqen zyrtare të Kuvendit nuk ka nisur, nuk dëgjohet qartë replika e Ballës. Përveç një fraze nga filmi "Njeriu me top", ku i tha: Ike Mere Fizi ike, me tespi e Tosun Baç.

Berisha: Të dashur qytetarë, e shihni atë kriminelin aty, ai është më kriminel se banditët e Elbasanit, se banditët e Bajrëve, se Rrajat, se gjithë të tjerët. Se ai është shërbëtor i shpifur i tyre. Është një fundërrinë njerëzore, që nuk njeh asnjë lloj kufiri dhe morali. Ai që mban sot mandatin e ministrit të Brendshëm, është një njeri që duhet të jetë prej vitesh në burg. Ai është i akuzuar për vrasje dhe mercenarët e tij që ka sjellë në SKAP i kanë vjedhur shiritat. Ai është i akuzuar për shoqërim- me fakte- në 54 raste në udhëtimet e tij jashtë shtetit, të Edmond Begos, ish-zëvendësit të Aldo Bares, të dënuar në Itali me 15 vite burg.

Ai është i akuzuar, i faktuar, për udhëtimet e tij me Kolombo Gjokën, famozin e Metamorfozës. Ai është i akuzuar se ka liruar kriminelë nga komisariatet e policisë. Kur të flas, unë pusho ti. Pusho të thashë! Pra, ky është Taulant Begoja, i cili shkarkon oficerë policie se kishin IMSI Catcher epo Encrochat. Ky është hajduti, ky është krimineli që vodhi të dhënat e TIMS-it. Prandaj nuk lejohet komisioni hetimor parlamentar për TIMS-in. Por ne këtu jemi. I bindur të jesh ti se vrimë miu nuk do gjesh, komisioni do ndërtohet.

Balla: Të nderuar deputetë sot është një seancë e veçantë, se shumica e propozimeve vijnë nga vetë deputetët e opozitës, do të ishte e udhës ti dëgjonim pse i kanë propozuar. Kjo pamje tregon se këtë punë nuk e keni marrë kurrë seriozisht, secili orej jush ka detyrën të ushtrojë detyrën që i ka besuar populli me devotshmëri. Mos u keqpërdorni për hallet personale të një njeriu të vetëm, që ka marrë peng PD.

Pse nuk mblidhni 28 firma dhe të çoni ankesën për Komisonet Hetimore në Gjykatën Kushtetuese. Është e rëndë që deputetët e opozitës janë pjesë e këtyre pamjeve, ju doni që të shëmtoni imazhin e Kuvendit të Shqipërisë. Shqipëria mbylli Tetorin me 9 milionë turistë, ai njeriu ka 33 vite që dëmton imazhin e Shqipërisë, ta harroni ju se Shqipëria do të kthehet mbrapa.

Dua t'iu kujtoj deputetëve që vendosja e flakadanëve në ambientet e mbyllura është një vepër penale. Mos fol ti që duhet të jesh në bankën e të akuzuarve, që përdoreshe që tiu bëje presion ushrtarakëve (I drejtohet Xhemal Gjunkshit). Deputetë mos u përdorni mish për top për hallin e një personi të vetëm.

Seanca e sotme në Kuvend u mbyll në më pak se 20 minuta, ku shumica e projektligjeve u rrëzuan për shkak se ishin propozuar nga deputetët e opozitës. Sipas mazhorancës vetë ata nuk ishin të interesuar që t’i prezantonin projektligjet e tyre përpara qytetarëve që i kanë zgjedhur si përfaqësues në Kuvend. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB