
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pritur nga demokratët jashtë selisë blu. Teksa po shkonte drejt mjetit të tij, disa qytetarë i kanë dalë para dhe e kanë takuar. Teksa shkëmbenin urime për festat e fundvitit, nuk kanë 'harruar' që të përcjellin edhe një mesazh për 'kundërshtarët' e kryedemokratit.
PJESË NGA BISEDA MES TYRE:
Sali Berisha: Si jeni? Ku jeni?
Një nga demokratet: Jemi më të fortë se kurrë! Do të vijmë përsëri! Ata që po përpiqen të të vijnë kundra do ta gjejnë edhe nga Zoti, e nga ne demokratët.
Sali Berisha: Faleminderit! Festa të gëzuara.../ZËRI
Poll