Politikë

Argita Malltezi në krye të PD? Bardhi: Nuk ka vakanca në drejtim, si pedagoge më ka vënë 10-të

Sipas Bardhi, në drejtimin e PD nuk ka vakanca, që të mund të diskutohej kandidimi i Argita Malltezit

E.K
Argita Malltezi në krye të PD? Bardhi: Nuk ka vakanca në drejtim,
Argita Malltezi dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar, dhe njëherësh nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur mbi mundësinë që në krye të forcës politike të vendoset Argita Malltezi. Bardhi tha se aktualisht një temë e tillë nuk mund të shtrohet për diskutim, sa kohë që PD ka kryetarin e saj Sali Berisha, dhe nuk ka asnjë vakancë në drejtim.

Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi, kërkoi t’i jepet fund teorive me pasardhës politikë të kryetarit Sali Berisha, qoftë edhe kur flitet për vajzën e tij, Argita Malltezi. Duke vlerësuar profilin e saj intelektual dhe profesional, Bardhi tha së është koha për të punuar dhe për të fituar zgjedhjet.

“Përsa kohë PD e ka kryetarin e saj, refuzoj të flas për teorinë e pasardhëst. Në këtë moment nuk ka vakancë në drejtimin e partisë. Kryetar i partisë është zoti Berisha. Secili prej nesh ka aq shumë punë brenda partisë, sa nuk duhet të mendojë se cili do të jetë pasardhësi i Sali Berishës, por të ketë në mendje vetëm një gjë: Se si me kryetarin e PD, zotin Berisha, PD fiton zgjedhjet 2025. Nëse ne flasim për pasardhësin është një energji e çuar dëm dhe patjeëtr që flssim sikur do të humbim në 2025. Ne duhet të përqendrohemi sesi me këtë strukturë, me këtë lidership, me këtë krytar, ta çojmë PD-në drejt fitores së ardhshme”- tha Bardhi në RTSH.

Në aspektin personal dhe profesional, Bardhi vlerësoi Malltezin, të cilën e ka pasur edhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisëë.

 “Zonja Malltezi është një profesioniste e shkëlqyer, një pedagoge e së drejtës dhe ky format do të shte vlerë për PD-në, qoftë edhe si anëtare e grupit parlamneëtar të PD. Në parim, zonja Malltezi do të ishte një figurë intelektuale dhe vlerë e shtuar për PD. Me notën 10 më ka vleresuar, por nuk kisha ndonjë konflikt interesi atëherë, pasi nuk e njihja dhe nuk isha i angazhuar me PD”, vijoi Bardhi rrëfimin e tij.

Nga pozicioni i kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi bëri një paralajmërim për strukturat e Kuvendit në lidhje me mandatin e kryetarit të opozitës. Deri tani nuk ka asnjë diskutim zyrtar nëse Kuvendi do të nisë procedurat për ndërprerjen e mandatit të deputetit për zotin Berisha, por zoti Bardhi mbajti një qendrim të prerë.

“Do të ishte një provokim i rëndë jo vetëm për grupin parlamnetar të PD, por për këdo që beson tek kushtetueshmëria dhe demokracia në vend. Prandaj, çdo abuzim me kushtetutën, çdo shkelje e kushtetutës, që prek të drejtat jo vetëm të një deputeti, por të kryetarit të partisaë më të madhe të opozitës do të ishte një provokim i rëndë ndaj PD-së, ndaj opozitës, ndaj mbështetësve të PD-së”- tha Gazment Bardhi./ZËRI 

Poll

MOS HUMB