Politikë

Amnistia penale, Manja: Janë 232 çështje penale që do të përfitojnë nga ky projektligj

Ministri i Drejtësisë ka njoftuar gjithashtu se dhe të burgosurit që nuk përfitojnë nga amnistia do të mund të përfitojnë një ulje dënimi nga 1 deri në 1 vit e gjysëm.

f.t
Amnistia penale, Manja: Janë 232 çështje penale që do
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nga Kuvendi ka folur për Amnistinë Penale, e cila ka marrë aprovimin tashmë për votë pro edhe nga opozita dhe që pritet të votohet sot. Manja ka treguar se kush përfiton nga ky projektligj, duke treguar se janë 232 çështje penale. Ministri i Drejtësisë ka njoftuar gjithashtu se dhe të burgosurit që nuk përfitojnë nga amnistia do të mund të përfitojnë një ulje dënimi nga 1 deri në 1 vit e gjysëm.

Manja: Amnistia është zbatuar si lehtësuese, për ata që kanë kryer vepra penale. Është një akt për një mundësi të dytë për tu rinitegruar në shoqëri. Po ashtu nga varianti fillestar, përfitojnë të dënuarit burra që iu ka mbetur më pak se 4 vjet, të dënuarat gra që iu ka mbetur 5 vite nga dënimi. Personat gra baraz ose nën moshën 50 vjeç. Ka edhe disa kufizime të këtij ligji. Jemi kujdesur që kategoria e subjekteve që nuk përfitojnë nga amnistia të kemi një parashikim të mundshëm për ulje të dënimit. Ulja të shkojë 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysëm për gratë. Janë 232 çështje penale që do të përfitojnë nga kjo amnisti.  Kjo amnisti është për 1100 të dënuar me burg, 700 prej tyre do lirohen menjëherë ndërsa 400 përfitojnë ulje dënimi dhe 2700 në shërbim prove do jenë përfitues nga amnistia. Nuk do përfitojnë ata që janë të dënuar me burg përjetë, ata që i shmangen dhe i janë shmangur drejtësisë, as ulje dhe as nga amnistia, ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme. 

Poll

MOS HUMB