Politikë

Aksioni i SPAK/ Garo: Ardhja e ekipit të Trump alarmoi Ramën, urdhëroi arrestimin e Veliajt

Sipas saj, arrestimi i kryebashkiakut ndodhi pasi kryeministri nuk e ‘vriste’ dot lajmin e ardhjes se njerëzve te Trump dhe urdhëroi prokurorët, që të ndalonin Erion Veliajn.

I.F
Aksioni i SPAK/ Garo: Ardhja e ekipit të Trump alarmoi Ramën,
Floriana Garo

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj duke thënë se mediat e kryeministrit Edi Rama janë alarmuar sot, pas ardhjes në Tiranë të grupit të fushatës fituese të Presidentit Trump, kryesuar nga Chris LaCivita. Garo shprehet se pas alarmit se njerëzit e Trump kanë ardhur në Tiranë, bërën që Rama të urdhërojë arrestimin e Veliajt. Sipas saj, arrestimi i kryebashkiakut ndodhi pasi kryeministri nuk e ‘vriste’ dot lajmin e ardhjes se njerëzve te Trump dhe urdhëroi prokurorët, që të ndalonin Erion Veliajn.

“Mediat e Edi Ramës janë alarmuar sot, me urdhër nga lart, pas zbarkimit në Tiranë të grupit të fushatës fituese të Presidentit Trump, kryesuar nga Chris LaCivita.

Në kor dhe të organizuara, ato kanë filluar sulmin kundër Presidentit Trump, duke goditur njerëzit e tij në Tiranë, në krah të Sali Berishës dhe në krye të fushatës fituese të opozitës.

Nën të njëjtën regji që i komandon përherë, mediat e Ramës, pa respektuar as parimin numër 1 të gazetarisë, dhënien e lajmit dhe më pas komentin mbi të, kanë filluar të komentojnë dhe godasin Chris LaCivita.

Mediat e prapaskenës së Ramës, imagjinojnë shifra stratosferike për konsulencën e z. LaCivita, dhe madje vënë në dyshim aftësitë e tij, duke anashkaluar faktin se vetë Trump e konsideroi në fjalimin e fitores si një prej arkitektëve të triumfit.

Shqetësimi i tyre është në fakt paniku që ka kapur Ramën, i cili pasi ndërseu qentë e vegjël të sulmit, dhe e pa se nuk e ‘vriste’ dot lajmin e ardhjes se njerëzve te Trump, urdhëroi ata prokurore, që deri dje kapnin vetëm opozitarë, të Skapnin Erion Veliajn.

Çmontimi i agjendës së Soros, të rrjetit dhe njerëzve të tyre në Tiranë, ka filluar. Pas mbylljes së USAID, Trump po bën edhe mbylljen e Bashkisë dhe Qeverisë së Soros në Shqipëri.

Kjo i ka trembur shumë të gjithë sorosianët me në krye Ramën.

Cdo sulm ndaj Trumpit, njerëzve të tij dhe Partisë Demokratike është vetem një medalje në luftën kundër rrjetit Soros dhe agjendës me prind 1 dhe 2, apo nje shoqerie pa gjini sic e ka dhënë vetë Zoti.  Kjo luftë anti-Soros tashmë shtrihet nga Ëashingtoni në Tiranë.

Edhe njëherë, Partia Demokratike i uron mirëseardhjen dhe e falenderon Chris LaCivita dhe nëpërmjet tij presidentin Trump, për vendimin historik për t’iu bashkuar fushatës sonë dhe për ta bërë fituese opozitën dhe përsëritur përmbysjen që bëri Trump në Amerikë, edhe me Sali Berishën në Shqipëri.

Me Trump në krah, fitorja është e afërt dhe nuk fiton vetëm opozita, por edhe Shqipëria!”, tha Garo.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masë sigurie "arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie".

Mësohet se GJKKO ka lëshuar dhe tre masa detyrim me paraqitje. Sipas SPAK, kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kanë ideuar dhe vendosur nën funksion një mekanizëm për përfitime të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB