Politikë

A ka frikë se mund t'i ashpërsohet masa? Berisha me 'kunj': Lëre mos e pyet!

I pyetur, nëse kishte frikë për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij, për shkak se po komunikonte me mediat, Berisha përgjigjien ia dha me nota humori.

k.m.
A ka frikë se mund t'i ashpërsohet masa? Berisha me
Sali Berisha

TIRANË- Pas gati 2 orësh në ambientet e Struktruës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ish-kryeministri Sali Berisha nuk nxitoi që të kthehej në banesë. Përkundrazi qëndroi për të komunikuar me gazetarët. I pyetur, nëse kishte frikë për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij, për shkak se po komunikonte me mediat, Berisha përgjigjien ia dha me nota humori. Megjithatë shtoi se askush nuk mund t'ja ndalë fjalën e lirë.

A ke frikë për ashpërsim mase sigurie?

Berisha: është një masë staliniste që tregon frikën nga fjala e lirë e Sali Berishës. Lëre mos e pyet. Po më dolën gazetarë përpara, harroje se njoh ligj tjetër./ZËRI

Poll

MOS HUMB