Politikë

A ka frikë se do të mbetet vetëm pasi humbi vulën? Basha: Asnjë shqetësim për fatin tim personal

Basha tha se kusht për bashkëpunimin me demokratët e tjerë, është distancimi jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Ilir Meta

E.K
A ka frikë se do të mbetet vetëm pasi humbi vulën? Basha:
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka komentuar sërish vendimin e Gjykatës së Apelit, para se të niste seanca plenare në Kuvend. Ai tha se nuk ka asnjë shqetësim për fatin e tij personal, dhe se ata që fituan vulën, duhet të kenë në fokus Reformën Zgjedhore që sipas tij e kanë lënë rrugës.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte frikë se do të mbetej vetëm, pasi deputetët e tjerë mund t’i bashkoheshin PD-së zyrtare, Basha tha se ai do të qëndrojë i distancuar nga të gjithë ata që bëjnë pazare me Edi Ramën.

Basha: Nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me fatin tim personal. Bëj betejë për qytetarët shqiptarë, disa i kam fituar dhe disa të tjera jo. Pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë. Kur vjen puna për te reforma zgjedhore nuk e kërkoj për veten time por për qytetarët. Qytetarët meritojnë votën preferenciale. Minat ja vunë vetë.

Ky është momenti, tani janë të çliruar nga ankthi vulës dhe logos dhe të shohin se ku e e kanë çuar kauzën me pazaret me Edi Ramën. Distancim me Edi Ramën duhet të bëjnë ata që bëjnë pazar me Edi Ramën dhe kjo ishte e qartë nga vendimi i djeshëm i gjykatës. 

Kushti që unë kam për bashkëpunim me këdo tjetër është distancim i qartë jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Ilir Meta.

Poll

MOS HUMB