Politikë

A jetoni me babanë tuaj? Shkëlzen Berisha: Do bëj çmos për ta takuar

Çfarë ndodh nëse pranohet kërkesa e SPAK, që Berisha të mos takojë asnjë tjetër veç bashkëshortes së tij, me të cilën ndan banesën

E.K
A jetoni me babanë tuaj? Shkëlzen Berisha: Do bëj çmos
Shkelzen Berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha ka folur sot me gazetarët, në lidhje me masën e sigurisë arrest shtëpie që SPAK ka kërkuar për babanë e tij. Berisha u pyet se si do e takojë ish-kryeministrin në rast se pranohet kërkesa e SPAK, që atij t'i ndalohen takimet me personat që nuk jetojnë me të. Shkëlzen Berisha tha se do të bëjë çdo përpjekje për të takuar babanë e tij, me të cilin tha se komunikon, por nuk e dikton në vendimmarrjen e tij politike.

SPAK ka kërkuar që zoti Berisha të mos takohet me askënd tjetër përveç atyre që jetojnë me të në banesë. A do takoni babain tuaj?

Berisha: Ky është një vendim grotesk, më jepni një vend jo në Europë, porn ë botë, që lideri i opozitës mbahet në arrest, pa akuzë. Donald Trump ka 34 akuza dhe vijon i lirë, qëllimi politik është jashtëzakonisht u qartë. Zonjë ju e dini më mirë se sa unë, që ka ardhur sa herë që është kërkuar në prokurori, më vjen keq se sdua të bëj unë mbrojtjen e tij. Qartazi masa ka qenë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Më thoni një emër deputeti që i është hequr imuniteti pa prova shoqëruese. Tani unë do bëj çdolloj përpjekje që të takoj babain tim.

A e keni këshilluar babanë tuaj?

Berisha: Unë flas me babanë tim, por vendimet politike janë të tijat. Babai im nuk i është shmangur gjykatës.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB