Politikë

"A je në terezi ti?"/ Bora Muzhaqi tregon si u bë deputete: U bëra meme, kisha shumë emocione

Muzhaqi theksoi se “shumë prej atyre që i duhen Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030, e dyshojnë angazhimin partiak, mendojnë se politika është vetëm për politikanët që gabimisht besohet se janë të gjithë njësoj”.

k.m.

"A je në terezi ti?"/ Bora Muzhaqi tregon si u bë deputete:

TIRANË-Partia Socialiste ka prezantuar në Kongres platformën ‘Deputeti që Duam’. Prezantimi i platformës u bë nga ministrja Bora Muzhaqi, një figurë e zgjedhur jo rastësisht për të lançuar këtë nisëm, pasi vetë Muzhaqi është zgjedhur nga një platformë e tillë për të kandiduar si deputete në zgjedhjet parlamentare 2021, ndërsa sot mban postin e ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Muzhaqi theksoi se “shumë prej atyre që i duhen Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030, e dyshojnë angazhimin partiak, mendojnë se politika është vetëm për politikanët që gabimisht besohet se janë të gjithë njësoj”. Megjithatë, ajo shprehu bindjen se “mund t’ia dalësh dhe se asgjë nuk është më e fortë sesa qëllimet e pastra dhe e vërteta e punëve të mira” dhe kjo është fuqia që motivon platformën "Deputeti që Duam".

Bora Muzhaqi: Nuk erdha për t'u marrë me politikë, por sepse e ndjeva. Pashë platformën deputeti që dua, doja ta pravoja. Mjedisi ynë nuk është më motivuesi i mundshmë për të till aventura. Sepse këdo që pyesja më shihte gjithë kohës sikur je budalla në rastin më të keq, apo sikur je bërë për keqardhje. "A je në terezi që i beson këta? Po pse o goc bëhesh fasadë kot për lojrat e këtyre? Këta janë të gjithë njësoj". Megjithatë thashë ta provoj! U regjistrova në platformë dhe ja ku jam sot. U bëra e njohur fillimisht nga memet e krijuara fillimisht nga emocionet. Herët e para më dukeshin si gryka zjarri nga një skuadër pushkatimi. Nuk më mungoi mbështetja e kryeministrit që më thoshte: Ti bëj punën, me kamerat dhe publikun do mësohesh natyrshëm. Kështu ndodhi! E falenderoj me mirënjohje!

Poll

MOS HUMB