Politikë

"20 mijë euro për fëmijën e tretë" programi përplas Metën dhe Bashën: Më kopjoi

Meta nuk la pa përmendur as Lulzim Bashën ku e akuzon se premtimi 20 mijë euro për fëmijën e tretë, e ka kopjuar programin e PL. 

f.t
"20 mijë euro për fëmijën e tretë" programi
Ilir Meta she Lulzim Basha

TIRANË- Disa ditë më parë Lulzim Basha ka prezantoi programin për zgjedhjet parlamentare 2025. Sipas programit, parashikohet që bonusi i bebes të arrijë në 2 mijë euro, ndërsa për fëmijën e tretë, do të jepet një shumë 20 mijë eurove. POr ky program i tij ka sjellë një përplasje me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. 

PROGRAMI I LULËZIM BASHËS

FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:
2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për fëmijën e trete

30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:

Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjecare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16

Meta përmes një konference për shtyp ka dalë në mbështetje të Rithemelimit dhe Sali Berishës. Ai nuk la pa përmendur as Lulzim Bashën ku e akuzon se premtimi 20 mijë euro për fëmijën e tretë, e ka kopjuar programin e PL. 

“Nuk ndalojmë asnjë të kopjojë PL-në në premtimin e zbritjes së kredisë me 3.000 euro për fëmijën e parë, 6.000 euro për fëmijën e dytë dhe 10.000 euro për fëmijën e tretë,"- u shpreh Meta.

Kreu i PL-së gjithashtu deklaroi se policia është bërë palë me trafikantët dhe është vënë në shërbim të drogës dhe krimit ndërsa shtoi se gjatë protestës së mbajtur sot nga opozita para Kuvendit, u përdorën lëndë kimike kundër protestuesve./ZËRI

Poll

MOS HUMB