
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori është tërhequr nga zgjedhjet parlamentare pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë. Ajo si shumë emra të tjerë ishte e vendosur në listën e hapur. Ndaj, pas mbledhjes së Kryesisë, Ilda Dhori shkruan në rrjetet sociale se ndihet se zhgënjyer sepse me listën e publikuar nuk përfaqësohet Divjaka dhe as komuniteti ortodoks i Fierit.
"Është vendimi më i drejtë që mund të marr në kushtet e moskonsiderimit e mosvlëresimit që më bëhet jo mua personalisht, por DIVJAKËS dhe njerëzve të saj të punës, që kanë treguar vlerat më të larta qytetare në këto katër vite, në mbrojtje të kauzave te drejta e vlerave", shkruan Dhori.
POSTIMI I PLOTË:
Sot, me berjen publike te listave per deputete te PD, kam vetem nje fjale qe mund te pershkruaj ndjesine e ketyre oreve: ZHGENJIM! Zhgenjim per MOS perfaqesimin e Divjakes si pjese e listes se mbyllur, nderkohe qe vendosen ne te njejtin pozicion “DY kandidate nga nje lagje”…. Zhgenjim, per MOS perfaqesimin e grave nga PD, nderkohe qe, “vende” paska pasur me bollek. Zhgenjim nga MOS perfaqesimi i Komunitetit Orthodoks ne Qarkun e Fierit, karakteristike e listave jo fituese te PD ne kete qark, pasi Fieri ka numrin me te madh te ketij komuniteti ne Shqiperi! Per hir te detyrimit qe kam ndaj atyre njerezve, me mijera qe me kane besuar dhe qe duan te me besojne per ti perfaqesuar ne Parlament, dhe ne kushtet kur kjo e fundit diktohet jo nga vota meritokratike e cdo kandidati, por nga “pazaret nen rrogoz”, kam vendosur me ndergjegje te plote te terhiqem nga gara per Deputet ne listen e hapur te PD! Eshte vendimi me i drejte qe mund te marr ne kushtet e moskonsiderimit e mosvleresimit qe me behet jo mua personalisht, por DIVJAKES dhe njerezve te saj te punes, qe kane treguar vlerat me te larta qytetare ne keto kater vite, ne mbrojtje te kauzave te drejta e vlerave!/ZËRI