Politikë

Zgjedhjet në pikëpyetje, PD në kërkim të kandidatit për Tiranën, negociatorët takojnë veç e vec Lapajn dhe Shabanin

PD prej pothuajse një jave ka nisur takimet me të gjithë spektrin e opozitës, me përjashtim të lëvizjes “Bashkë” që drejtohet nga Arlind Qorri, dhe që sipas Flamur Nokës përfaqëson të majtën radikale

E.K
Zgjedhjet në pikëpyetje, PD në kërkim të kandidatit
Berisha, Noka dhe Kellici

TIRANË- Në një kohë që zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, pritet të futen në një betejë teknikalitetesh ligjore, Partia Demokratike vijon takimet me përfaqësuesit opozitarë, në përpjekje për të gjetur një kandidat të gjithëpranuar, që do të sfidojë Ogerta Manastirliun. Një ditë më parë, grupi negociator që është përzgjedhur nga kryedemokrati Berisha (Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti) kanë zhvilluar takime të veçanta me Endri Shabanin e “Nismës Thurje” dhe Adriatik Lapajn e “Shqipëria Bëhet”.

Ndërkohë mësohet se të ngarkuarit e Sali Berishës kanë arritur që të lënë edhe një takim me ish-demokratik Agron Shehajn dhe përfaqësuesit e Partisë “Mundësia” PD pritet të takohet në orët në vijim edhe me Shpëtim Idrizin e PDIU partia e së cilit në Tiranë përfaqësohet me një deputet, Mesila Dodën, e cila preferoi që të qëndojë jashtë grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend.

Pavarësisht se deri më tani janë zhvilluar një sërë takimesh me aleat takimet kanë qenë mjaft të mbyllura ku palët janë kujdesur për të mos përmendur asnjë emër në publik.

I vetmi që ka kushte për negociata deri më tani është Agron Shehaj, i cili thotë se në mënyrë që të fitohet bashkia e Tiranës duhet një kandidat jashtë partive politike./ZËRI 

Poll

MOS HUMB