Politikë

Vrasja e Martin Canit, Rama: “Djajtë” dolën nga shishet, e kthyen viktimën mish për interesat partiake

Ai i quajti protestat e qytetarëve të motivuara politikisht për interesat e tyre.

I.F
Vrasja e Martin Canit, Rama: “Djajtë” dolën nga shishet, e
Edi Rama dhe viktima Martin Cani

LONDËR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Londër foli për vrasjen e Martin Canit në te shkolla “Fan Noli”. Rama tha se vrasja e tij u përdor politikisht, ku “djajtë” dolën nga shishet dhe e përdorën tragjedinë. Ai i quajti protestat e qytetarëve të motivuara politikisht për interesat e tyre.

“Një fëmijë vritet tragjikisht nga një bashkëmoshatar, por në vend të ketë reflektim, siç ndodh në Amerikë kur plumbat e armëve prodhojnë masakra, në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujërave të zeza të medias dhe politikës dhe askush nuk pyet për dhimbjen e familjes së viktimës dhe nevojës së komunitetit për të kuptuar rolin e gjithsecilit. Por kush të mundet përpiqet të tërheqë opinionin në kanale duke kërkuar ndasi e duke tjerrë me ditë e net lloj-lloj teorish e marifetesh, e deri protestash kundër qeverisë duke kthyer viktimën në mish për top të interesave politikë. Pa u varrosur kufoma dolën djajtë dhe nisën vallen u luftës për pushtet duke shkelur mbi trupin e të ndjerit e duke shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare”, tha Rama. /ZËRI

Poll

MOS HUMB