Politikë

“PD pro shkarkimit të Veliajt, të flasë në Këshill”, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

Lidhur më një kandidat potencial në radhët e opozitës, Berisha nuk zbuloi emra, teksa shtoi se në fakt nuk është një, por janë disa kanidatë të shkëlqyer. 

zh.ll
“PD pro shkarkimit të Veliajt, të flasë në
veliaj-berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës, duke hedhur poshtë zërat për bojkot. Lidhur më një kandidat potencial në radhët e opozitës, Berisha nuk zbuloi emra, ndërsa shtoi se në fakt nuk është një, por janë disa kanidatë të shkëlqyer. 

"Tani ajo pyetja. PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer, të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit, e cila përbën kandidaten më të zezë në tërë historinë e qytetit të Tiranës. Po unë besoj se kandidatët nuk mund të jenë gjë tjetër veçse emra. Ka emra... nuk jam unë i autorizuar të nxjerr emra këtu, por të siguroj që PD ka kandidatë të pakrahasueshëm me Korbën e Covid-it, përgjegjëse direkte me vjedhjet e tmerrshme të fondeve dhe politikave që ndoqi gjatë pandemisë së Covid-it, duke i çuar vdekjet e shqiptarëve në nivelet më të larta në botë. Pra, ka pa diskutim jo një, por disa kandidatura.", tha Berisha. 

Në konferencën për shtyp, Berisha komentoi edhe shkarkimin e kryebashkiakut aktual të arrretuar, Erion Veliaj, vendim i cili pritet të merret nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Kryedemokrati bëri publik edhe qëndrimin e opozitës, teksa deklaroi se do të votojnë pro shkarkimit të Veliajt. Megjithatë, Berisha tha se do të votojnë pro prezencës së tij, që ai të mund të flasë në mbledhjen e Këshillit. Berisha theksoi se nëse Edi Rama nuk ka frikë nga Veliaj, duhet ta lejojë atë të flasë në Këshillin Bashkiak.

“Kërkojmë që Veliaj të lejohet të flasë para këshillit bashkiak. Këshilltarët tanë kanë përsëritur votën për shkarkimin e tij. Nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj, ta lërë të flasë atë. Është e drejtë që nuk mund t’i mohohet.", u shpreh Berisha.

Këshilli Bashkiak do të mblidhet të martën në orën 10, ku do të shqyrtohet dhe votohet shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ka bërë një kërkesë Këshillit Bashkiak që mblidhet nesër që të jetë i pranishëm në këtë mbledhje. Veliaj ka kërkuar që para se të merret vendimi për shkarkimin e tij, të dëgjohet në mbledhje, por ende nuk dihet nëse do të lejohet. Ndërkohë, Këshilli Bashkiak i është përgjigjur kërkesës së Veliajt për të qenë i pranishëm, ku i bëjnë me dije se në rast të pamundësisë për të qenë prezent fizikisht, qëndrimet e tij mund ti dorëzojë me shkrim./ZËRI

Poll

MOS HUMB