
TIRANË-9 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, numri i zarfeve të dërguara nga diaspora po arrin drjet përfundimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Tiranë kanë mbërritur 120 226 fletëvotimi.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri sot në orën 09:25, janë 218 638 zarfe të marra nga zgjedhësit, ndërsa në total janë 245 935 zarfe të dërguara.
Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 54 783, ndjekur më pas nga Gjermania, Greqia. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 28 888 zarfe, Durrësi 15 418, Fier 14 465.
Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme. Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë./ZËRI