TIRANË-Dilpomati dhe ish-kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e protestave në Tiranë, ku me anë të një postimi në rrjete sociale, ka krituar Bashkimin Europian. Mazi ka vënë në pikëpyetje edhe kohën dhe ndikimin e vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në vend. Sipas tij vizita presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Shqipëri ishte 'për të vrarë protestën'.
Diplomati shprehte se kaosi në Shqipëri ka një emër dhe një rrugëdalje, ku kryeministri Edi Rama duhet të dëgjojë kërkesat e qytetarëve dhe të veprojë në përputhje me situatën.
“Vizita e Von der Leyen në Shqipëri ishte për të vrarë protestën, thjesht e turpshme, BE ka qenë e shurdhër në mënyrë të papërgjegjshme për 5 muaj, është e parëndësishme. Kaosi në Shqipëri ka një emër dhe një rrugëdalje – dëgjo zërin e popullit, vepro në përputhje me rrethanat. Sa më gjatë të vazhdojë, aq më keq, rezultati do të jetë i njëjtë, por dhimbja do të jetë më e madhe”, shkruan ai.