TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste ku do të shpallë qeverinë e re, ndërkohë që 'vizitat' në zyrën e tij nuk kanë të ndalur. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shkuar paraditen e sotme në zyrën e kryeministrit, në një takim që zgjati 30 minuta.
Prej disa ditësh, kryeministri ka pritur në zyrë anëtarë të kabinetit aktual para shpalljes së qeverisë së re. Ministrja Delina Ibrahimaj, ish-ministri Ervin Mete, dhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, janë ndër figurat e kampit socialist që i kanë shkuan në zyrë kryeministrit. Burimë nga Kryeministria zbuluan për ZËRI se këto takime, nuk janë zhvilluar si konsultime për qeverinë e re.
Burime për ZËRI zbuluan më herët, se me datë 11 shtator do të mblidhet Asambaleja e Partisë Socialiste për të zyrtarizuar formacionin ‘Rama 4’. Rama pritet të vijë me një kabinet të strukturuar, me ndryshime në emërtime. Në parlamentin e ri, PS do të ketë 83 deputetë. Ndërsa nga 140 që të hyjnë në Parlament, 72 prej tyre janë të rinj dhe ulen për herë të parë në Kuvend.
Me nisjen e Kuvendit, brenda 10 ditësh, Edi Rama duhet të paraqesë në Kuvend programin qeverisës dhe kabinetin e ri, që kalojnë për miratim me 71 vota. Pas votimit në Kuvend, qeveria bën betimin përpara Presidentit të Republikës. Brenda 20 shtatorit, vendi do të ketë Kuvendin dhe qeverinë e re. Kush do të jenë ata, do të duhet të presim edhe pak./ZËRI
