Politikë

Shkarkimi i Veliajt, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim mbi kërkesën e Bajram Begajt

Përfaqësuesit e presidencës kërkuan anulimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës. Kushtetuesja u tërhoq për vendim të ndërmjetëm

E.K
Shkarkimi i Veliajt, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim mbi
erion veliaj ne gjykaten kushtetuese

TIRANË- Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese, seanca ku do të diskutohet mbi vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt. Vetë Veliaj është i pranishëm në seancë, së bashku me dy avokatët e tij mbrojtës, Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi. Të pranishëm si palë e interesuar në këtë proces janë edhe përfaqësuesit e institucionit të presidencës.

Këta të fundit, kërkuan që Gjykata Kushtetuese të heqë dorë nga pezullimi i dekretit të presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Po ashtu në proces janë edhe përfaqësuesit e këshillit të ministrave. Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, në lidhje me kërkesën e presidentit, për pezullimin e dekretit për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Sipas përfaqësuesve të presidencës, mbështetur dhe nga këshilli i ministrave, pezullimi i dekretit për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese.

“Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona”, u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës.

Ndërkohë që mbrojtësit e Veliajt nuk ishin të të njëjtit mendim. Avokatët e tij u shprehën se sa kohë që është në shqyrtim vendimi i shkarkimit, në Tiranë nuk mund të mbahen zgjedhjet e pjesshme.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, tërhoqi trupën gjykuese, për të dhënë një vendim mbi kërkesën e presidencës./ZËRI 

Poll

MOS HUMB