Politikë

VD- "Bjeri kokës", Bardhi i hedh këmbën e karriges, Spiropalin e "shpëton" Garda

Siç duket nga videoja e siguruar nga ZËRI, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka hedhur këmbën e karriges në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali.

k.m.

 

TIRANË- Ka zgjatur jo më shumë se 20 minuta seanca e sotme plenare! Kaosi dhe zjarri ka mbizotëruar seancën e sotme plenare, por edhe përplasje të tjera mes opozitës dhe maxhorancës. Siç duket nga videoja e siguruar nga ZËRI, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka hedhur këmbën e karriges në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali. Kjo e fundit ka tentuar që të shmanget, por para saj ka ndërhyrë punonjësi i Gardës së Republikës, i cili ka shtyrë me një dosje që kishte në dorë këmbën e karriges.

BISEDA NË SALLË:

 

Bardhi: Bjerini me karrige kokës! Bjerini!

*deputetet e maxhorancës: Çfarë po bëni!

Elisa Spiropali: Sa burrë që je Flamur!

Pas ngjarjes, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me atë që ndodhi sot në harkun kohor të 15 minutave. Në reagimin e saj, Spiropali shkruan se zjarrvënia e sotme dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese.

“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar, duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik. Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht, zjarrvënia e sotme dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese. Keqardhje e thellë!,”-shkruan ajo.

Por në asnjë moment nuk i është referuar sendeve që deputetët e opozitës hodhën drejt saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB