
KORÇË- Sërish tensione në Pustec, Korçë, aty ku po numërohen votat e Diasporës. Për të disatën herë, Partia Demokratike ka kërkuar që votat e Greqisë të ndahen pasi sipas tyre aty ka ndodhur një krim zgjedhor. PD ka tentuar edhe të futet brenda perimetrit të sigurisë, por është përballur me drejtuesin e Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla.
“Ti s’ke të drejtë të shkelësh ligjin. Ti po shkel ligjin, ajo që je duke bërë ti është përtej kompetencave. Unë kam 30 vite që merrem me këtë punë. Kërko një provë. Kush është prova? Shko shqyrto provën që të thonë ata. Kanë humbur, duan alibinë. Je në shpërdorim detyre. S’ka vendim, o zonjë. Kjo është e rëndë. S’ka asnjë bazë ligjore që të kontestosh një zarf. PD po merr më qafë numëruesit e vetë. Dënimi është 3-6 muaj burg për pengim procesi. Nuk mund të kontestosh një zarf, mund të kontestosh një fletë votimi. A keni dëgjuar ndonjë provë?”- u ka thënë Balla pqrfaqësuesve të PD-së.