
FIER- Në qarkun e Fierit po vijon numërimi i kutive si për votat brenda dhe jashtë vendit. Deri tani Partia Socialiste ruan avantazhin bindës duke siguruar 12 mandate, ndërsa Partia Demokratike arrin të sigurojë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur, duke mos përfituar asnjë mandat përmes votave preferenciale.
PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako. Ndërkohë, nga votat preferenciale, sigurojnë mandate Klevis Jahaj me 10,843 vota, Asfloral Haxhiu me 10,593 vota, Ceno Klosi me 5,218 vota, Elton Korreshi me 5,497 vota, Antoneta Dhima me 3,655 vota, Zegjine Caushi me 2,732 vota dhe Ilirjan Musko me 2,597 vota.
Deputetët e Partisë Socialiste – 12 mandate
Belinda Balluku (listë e mbyllur)
Petrit Malaj (listë e mbyllur)
Kiduina Zaka (listë e mbyllur)
Erjo Mile (listë e mbyllur)
Ana Nako (listë e mbyllur)
Klevis Jahaj – 10,843 vota
Asfloral Haxhiu – 10,593 vota
Ceno Klosi – 5,218 vota
Elton Korreshi – 5,497 vota
Antoneta Dhima – 3,655 vota
Zegjine Caushi – 2,732 vota
Ilirjan Musko – 2,597 vota
Nga ajo demokratike janë vetëm 4 deputetë nga listat e mbyllura, konkretisht Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi.
Deputetët e PD-ASHM– 4 mandate
Gazment Bardhi (listë e mbyllur)
Luan Baçi (listë e mbyllur)
Brunilda Haxhiu (listë e mbyllur)
Saimir Korreshi (listë e mbyllur)