Politikë

Marrëveshje 6 mld $ Shqipëri-Greqi-SHBA! Guilfoyle pas takimit me Ramën: E nderuar të çoj përpara axhendën e Trump

Guilfoyle njoftoi se së bashku me kreun e qeverisë ka nënshkruar marrëveshjen e një investimi prej rreth 6 miliardë dollarësh, i cili synon forcimin e sigurisë energjetike dhe asaj kombëtare në të gjithë rajonin.

F.I
Marrëveshje 6 mld $ Shqipëri-Greqi-SHBA! Guilfoyle pas takimit me
Edi Rama dhe Kimberly Guilfoyle

TIRANË-Ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme energjetike mes Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Greqisë. Me anë të një reagimi në platformën X, Guilfoyle njoftoi se së bashku me kreun e qeverisë ka nënshkruar marrëveshjen e një investimi prej rreth 6 miliardë dollarësh, i cili synon forcimin e sigurisë energjetike dhe asaj kombëtare në të gjithë rajonin.

“Isha e nderuar që udhëtova në Tiranë për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit të SHBA-së dhe për t’iu bashkuar Kryeministrit Edi Rama në një ceremoni nënshkrimi të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një marrëveshje 20-vjeçare të LNG-së amerikane. Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin. Jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Sekretarit Burgum, Sekretarit Wright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik. Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë”, shkruan Kimberly Guilfoyle.

Ky është takimi i dytë mes Ramës dhe ambasadores në një kohë relativisht të shkurtër. Më 11 mars 2026, Guilfoyle mbërriti në ambientet e Kryeministrisë. 

Guilfoyle konsiderohet një nga figurat kyçe të presidentit Donald Trump në politikën amerikane. Guilfoyle është një figurë e profilit të lartë: avokate, ish-prezantuese në Fox News, ish-bashkëshortja e guvernatorit të Kalifornisë Gavin Neësom dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr. Ajo shërbeu si këshilltare dhe drejtoi divizionin e mbledhjes së fondeve të fushatës presidenciale të Presidentit Donald Trump në vitin 2020./ZËRI

Poll

MOS HUMB